Surprise Me!

Hetim përmbytjeve në autostradë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kanë kaluar gati tre muaj nga përmbytjet që përfshinë të gjithë territorin e vendit, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar autoritetit rrugor shqiptar dosjen e projektit të ngushtimit të përroit në urën e Limuthit në Autostradën Tiranë-Durrës.

Burime pranë organit të akuzës, thanë se hetimet po ndiqen nga Policia e Vorës, së cilës i është kërkuar të analizojë situatën në terren.

Në nëntor të një viti më parë, përmbytjet shkaktuan dëme të shumta bizneseve, por dhe dhjetëra mjeteve, të cilat ngecën nën ujë përgjatë këtij segmenti.

Sipas informacioneve, deri më tani në Prokurorinë e Tiranës janë paraqitur 20 biznese që kanë bërë kallëzim për dëmtime të pronës nga përmbytjet.

Veç ngushtimit të përroit, mësohet se Prokuroria është në fazë verifikimi edhe të respektimit të parametrave të ndërtimeve në të dy anët e autostradës, por dhe mënyra sesi mirëmbahet ky aks rrugor.

Fatura financiare vijon të mbetet ende e papërcaktuar nga ekspertët, por përllogaritet të jetë mbi 1 mln euro.

Buy Now on CodeCanyon