Ashtu siç pritej kërkesa e mazhorancës për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit shkaktoi debat në Këshillin e Mandateve. Opozita ripërsëriti akuzën se me ndryshimet në rregullore mazhoranca kërkon të pengojë arrestimin e deputeteve, tha se pas nxitimit të saj për këtë iniciativë sheh kapjen e reformës së drejtësisë.

Por kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi argumentoi se këto ndryshime sjellin rregulloren e parlamentit në binarët kushtetues.

Eduart Halili: "Tani ju thoni që këtij SPAK-ut t?ia mbyllim derën kur të trokasë tek ne dhe s'ka lidhje me reformën në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese".

Gramoz Ruçi: "Rasti i fundit që komisioni i mandateve kishte në shqyrtim dolën dy probleme. Kuvendi i drejtohet prokurorit të përgjithshëm, në Kushtetutë i drejtohet çdo prokurori. Problemi i dytë mënyra e botimit që trumbetohet në media, që votimi bëhet i fshehtë, Kushtetuta thotë bëhet i hapur. Këtë do rregullojm".

Pjesë e retorikës politike mes palëve ishte edhe Kodi i Etikës.

Enkelejd Alibeaj: "Ky parlament nuk merret me shkeljet e kushtetutës dhe rregullores së parlamentit dhe merret me Kodi Etik".

Eduart Halimi: "Do vishemi me atlete pa atlete me poture, pa poture, këtë do bëjmë ne".

Ulsi Manja: "Po bëjmë mësim si në klasë të parë, e ke fletoren se ke shaminë. Si e thonë tiransit, Janari është muaj i thartë".

Pavarësisht debatit politik, Këshilli i Mandateve vendosi që pas kërkesës së opozitës të mos e fusë në kalendarin e punimeve të Kuvendit nismën e saj për ndryshimin e rregullores së kuvendit, duke e shtyrë për një tjetër afat.

Tv Klan