Elez Gjoza dha dorëheqjen nga President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes këtë të premte pas skandalit të dopingut me peshëngritësen kampione bote, Romela Begaj. <br />Gjatë një lidhje telefonike për Report Tv, Gjoza tha se ndjeu detyrim moral për t?u larguar nga posti, ndërsa shprehu besimin se Romela është e pafajshme. Ai paralajmëroi se Federata Shqiptare e Peshëngritjes do hedhë në gjyq Federatën Botërore. <br /><br />"Nuk besoj se Romena Begaj është e fajshme, por duke ndjerë si qytetar gjykova anën morale, kam dhënë dorëheqjen. Për mendimin tim, unë jam i shokuar, Romela për mua është e pastër, është sportiste profesioniste, nuk mund të merrte një substancë që e ka përdorur para 2-vitesh.