Rovena Dilo është ndër këngëtaret që ka tërhequr gjithnjë vëmendje me zërin dhe pjesëmarrjen e saj në koncerte.<br />Ajo ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan nga ku foli për ?Këngën Magjike? dhe këngën ?Ke le për mu që u komentua gjatë. Gjatë emisionit këngëtarja zbuloi se një nga planet e saj është edhe realizimi i një koncerti recital.<br />?Kënga ishte një gjetje, e tëra erdhi në mënyrë spontane, ashtu siç vijnë materialet e mira. Ishte frymëzim i Adrian Hilës dhe ai mendoi ta sillnim në gegënisht. ?Ke le për mu? është kënga e parë në bashkëpunim me Adi Hilën, ai më ka përfshirë edhe në një tjetër aktivitet që të shkruaj tekste këngësh. Përveç këngës time kam patur edhe 4 këngë të tjera në ?Kënga Magjike?. Sa herë e këndoj këtë këngë më vjen rikëndoj sepse është shumë e këndshme dhe krijon hare. <br />Mua më është hapur oreksi të bëj këngë me ritëm si ?Ke le për mu?, këngë që të ftojnë të kërcesh dhe të gëzohesh. Koncerti recital është një nga planet e ardhshme?, tha Dilo.