Është mbledhur sot nënkomisioni ad hoc për anëtarët e KLGJ dhe KLP. Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë, Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati nga PS, Oerd Bylykbashi i PD dhe Nasip Naçi i LSI.

Nënkomisioni ad hoc do të mblidhet sërish ditën e hënë, ku do të bëhet seleksionimi i kandidaturave për të prodhuar listën e kandidatëve që do të përcillet në fund në Kuvend. Lista për 5 anëtarë jo gjyqtarë dhe 5 jo prokurorë.
Anëtarja e majtë, Ferhati, akuzoi Bylykbashin se po synon të baltosë procesin, ndërsa Hysi tha se raporti i PD është i djallëzuar.

Ferhati: Po synoni të baltosni procesin. Po paragjykoni procesin dhe po cenoni në publik integritetin e kandidatëve. Gjoncaj ka qenë Sekretar i Përgjithshëm te Ministria e Transporteve me ministër Bashën. Ka qenë drejtor me Metën kryeministër. Tani është edhe me z. Ruçi. Pra qenka i të gjithëve.

Hysi: Raporti i PD i djallëzuar dhe disinformues.