Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një javë më parë, në një dëgjesë publike me qytetarët e Mirditës, Kryeministri Edi Rama u përball me shqetësimin dhe ankesën e një mësueseje nga Rrësheni, e dignostikuar me kancer të gjirit.

Valbona Reci: ?Quhem Valbona Reçi. Jam mësuese në gjimnazin Rrëshen. Ka rreth një vit që jam paciente në Spitalin Onkologjik. Jam diagnostikuar me kancer të gjirit. Vazhdoj akoma kurën me një ilaç që quhet herceptinë. Është përcaktuar 18 herë që duhet ta marr në një afat çdo 21 ditë.

Nga fundi i Gushtit deri tani duhet të kisha bërë 8 seanca. Kam bërë vetëm 3. Kur pyes mjekët pse nuk marr kurën në ciklin e caktuar, më thonë mua dhe gati 130 të tjerave, ?nuk ka ilaç, është i shtrenjtë, nuk dimë çfarë do të bëhet me ju?.

Pasi dëgjoi problemin e saj, Rama pretoi se brenda 10 ditëve do të sigurohej herceptina.

Pa kaluar ende java, mësuesja ka rinisur trajtimin me herceptinë në spitalin Onkologjik në QSUT, e shoqëruar nga vetë Kryeministri i cili tha se po punohet për një zgjidhje përfundimtare për furnizimin e Onkologjikut me këtë medikament të shtrenjtë.

Edi Rama: Procesi është vënë në vijë dhe përsa i përket këtij ilaçi, që është shumë i shtrenjtë, tmerrësisht i shtrenjtë, ne diskutuam një mënyrë alternative, me një marrëveshje kuadër me kompaninë e huaj që e sjell. Është një metodë që e përdorin edhe në vendet e BE-së, për të mundur që ta marrim me çmim të arsyeshëm dhe ne do bëjmë çmos që ta plotësojmë këtë

Sipas kryeministrit, nga viti 2013, furnizimi me herceptinë është 5-fishuar dhe qeveria po punon që të garantojë mbulimin 100% të kurimit pa ndërprerje në të ardhmen.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mesuesja-nga-rresheni-rinis-trajtimin-me-herceptine-ne-spitalin-onkologjik