21 leje drejtimi për shpejtësi dhe katër të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit u pezulluan nga policia e Tiranës pas kontrolleve të premten në mbrëmje.

Postoblloqet e policisë u përqëndruan në segmentet hyrëse dhe dalës të kryeqytetit. Ky është momenti, kur policia rrugore e Tiranës ka ndaluar drejtuesin turk të një automjeti tip ?Porshe?.

Ai kishte ardhur në Tiranë, si vizitor tek disa miq të tij. Turku refuzoi të bënte testimin e alkoolit, me shpresën se do të shpëtonte. Madje ai u tha policëve se ishte diplomat dhe nëse nuk e respektonin, ai do t?i hiqte nga puna. Por këmbëngulja e policëve bëri që turisti turk të dorëzohej. Nga testimi u provua se ai ishte në gjendje të dehur. Pas këtij konstatimi policia e vuri në pranga.

Një tjetër drejtues mjeti u arrestua pasi udhëtonte me 190 km në orë. Shoferi nuk i ndaloi policisë rrugore e cila e ndoqi deri në autostradë.

Në aksionin e së premtes policia kontrolluan gjithsej 431 drejtues mjetesh.

Tv Klan