Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rikthimi i fruthit me të paktën 20 raste në Tiranë ka ngritur alarmin në të gjithë vendin, por fatmirësisht deri tani nuk ka asnjë raportim për të prekurit.

Përballë situatës dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, mjekët epidemiologë në Lezhë, po shfrytëzojnë fluksin e pacientëve me virozat e stinës për të nxitur prindërit për të vaksinuar fëmijët.

Ndërsa në rajonin jugor të Gjirokastrës, mjekët flasin për një trend negativ në rritje të personave që nuk e kanë kryer vaksinën ndër vite, ndërsa evidentojnë edhe tre kategori: Romët, besimtarët, dhe ?viktimat e informacionit të keqinterpretuar për të ashtuquajturat pasoja të tjera

Epidemiologu Xhelo Brahimi rikthekson apelin që të lindurit e viteve 1980-90 duhet të rivaksinohen.

Ndërkohë qendrat shëndetësore dhe urgjencat pediatrike në të gjithë vendin vijojnë të përballen me fluks të lartë pacientësh të prekur nga virozat e stinës apo gripin sezonal. Në lushnje regjistrohen deri në 80 vizita.

Ndërkohë në të gjithë vendin po merren masa për të zbatuar një urdhër drastik të Autoriteteve shëndetësore që në të gjithë zinxhirin e institucioneve të edukimit të mos pranohen fëmijë të pavaksinuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rikthimi-i-fruthit-mjeket-ne-rrethe-nxisin-prinderit-qe-te-vaksinojne-femijet