Mesditën e së shtunës kanë nisur reshje të dendura dëbore në verilindje të vendit, çka solli vështirësimin e qarkullimit në Rrugën e Kombit.

Qytetarë të shqetësuar për mungesën e borëpastrueseve dhe kripës në Rrugën e Kombit, nisën pamje filmike në rubrikën ?Kallezo? të ?tvklan.al?.

Siç shihet edhe në pamje, bora kishte zbardhur autostradën në dalje të Tunelit të Kalimashit dhe makinat lëviznin me kujdes të madh.

Sipas ?Abc News? borëpastrueset kanë nisur nga puna në akset problematike dhe nuk raportohen rrugë të bllokuara.

Po ashtu mësohet nuk ka probleme në lidhje me ujin e pijshëm apo energjinë elektrike.

Në qytetin e Kukësit trashësia e borës ka arritur në rreth 10 cm, ndërsa në lartësitë mbi 400 metër, bora ka kaluar deri në 15 cm./tvklan.al