Surprise Me!

Virozat, fluks në pediatrinë e Lezhës, Mjeku:Të pavaksinuarit nga fruthi rrezikojnë të preken

2018-05-10 0 Dailymotion

Virozat e stinës kanë sjellë fluks fëmijësh në pediatrinë të spitalit rajonal të Lezhës. Mbi 50 fëmijë të moshës nga 0 deri në 14 vjeç paraqiten çdo ditë për ndihmë mjekësore. Temperatura e lartë dhe kolla janë sintomat që paraqesin fëmijët e prekur, ndërsa shefi i repartit të pediatrisë Mark Marku bën të ditur të ditur se spitali i Lezhës e ka kapacitetin e duhur për të përballur këtë fluksin.<br />Marku shton se fëmijët që nuk janë vaksinuar rrezikojnë të preken nga fruthi, ndërkohe që sipas tij fatmirësisht në Lezhë nuk ka pasur raste të tilla. Fluksi i fëmijëve të prekur nga virozat pritet që të jetë gjithnjë në rritje, ndërsa bluzat e bardha këshillojnë fëmijët që të qëndrojnë në ambiente të ngrohta dhe të përdorin sa më shumë lëngje.

Buy Now on CodeCanyon