Prej të hënës në të gjithë vendin do të nisë fushata e ndërgjegjësimit për pagesat e faturave të ujit. Lajmi u bë i ditur gjatë mbledhjes së shoqatës për autonomi vendore, nga kryebashkiaku Veliaj njëherazi edhe kryetar i kësaj shoqate, pjese e së cilës janë 45 kryetaret e bashkive në vend.

?Deri në fund të këtij muaji qytetarët do të ftohen vullnetarisht që të lidhin akt-marrëveshjet me Ujësjellësin nëse janë debitorë; të vënë matësit, nëse nuk i kanë pasur më parë; të shlyejnë detyrimet, që të ndalohet vullnetarisht vjedhja dhe shpërdorimi i ujit të pijshëm. Nga e hëna, secili prej nesh do të jetë në terren për një fushatë komunikimi me qytetarët, të cilët na janë përgjigjur në mënyrë të jashtëzakonshme.?

Në përfundim të fushatës së ndërgjegjësimit dhe lidhjeve vullnetare, do të nisë identifikimi i abuzuesve, se pasi nga bizneset.

?Një mënyrë për të vendosur autoritetin ujësjellësve në vend është që, së pari të goditen këta njerëz dhe një konsumator, i cili mund të ketë 27 vjet pa paguar, por është familjar. Pra, në fillim duhet identifikuar grosisti i madh, i cili o prodhon birrë, o prodhon ujë të pijshëm dhe konsumon mjaftueshëm ujë të pijshëm me një sahat sikur të ishte familjar.?

Brenda janarit, secila prej bashkive do të lidhë një marrëveshje me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, e cila do të ofrojë asistencë për projektet dhe investimet e reja në ujësjellës. Sakaq kryebashkiaku Veliaj kërkoi qe nga 1 shkurti te gjitha bashkitë të bëjnë verifikimin e pagesave të ujit për punonjësit e tyre me anë të librezave.

Tv Klan