Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksion i madh pastrimi dhe ripyllëzimi ka nisur në qytetin e Shkodrës. Mbjellja e rreth 6 mijë pemëve bëri bashkë ministrin Klosi me kryebashkiaken Ademi, por që treguan qëndrime të kundërta mbi përgjegjësitë për të mbrojtur pyjet.

Por nga ky bashkim nuk munguan as batutat mes ministrit Klosi dhe kryebashkiakes së Shkodrës, Ademi, ndonëse të dy sëbashku ishin për një qëllim të përbashkët

Voltana Ademi: Këtu jemi në një zonë të mbrojtur. Agjencia e zonave të mbrojtura punon shumë dhe ata, në bashkëpunim me organizatat që merren me këtë punë për mbrojtjen e mjedisit, ata që mbjellin paraqesin projekte shumë të mira.

Rreth 6 mijë fidanë të siguruar nga dhurimet qytetare, institucionet dhe bizneset u mbollën në malin e Taraboshit, i cili historikisht është njohur si kurora e gjelbërt e Shkodrës.

Drejtori i zonave të mbrojtura Zamir Dedej tha se ripyllëzime do të ketë jo vetëm në zonat ku ka patur prerje, por edhe aty ku zjarret e viteve të fundit shkaktuan dëme të mëdha në këto masive.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/klosi-dhe-ademi-behen-bashke-te-ripyllezuar-malin-e-taraboshit