e: Përparim thelbësor

Të tjera rreth shkrimit
Ministria e Jashtme: Përparim thelbësor
Kanë përfunduar negociatat tre ditore mes dy ministrave të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias i nisur në Korçë të premten.

Çështjet që janë diskutuar në këtë raund të dytë bisedimesh, pas takimit të Kretës në muajin nëntor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Takimi ka qenë hermetik, por pavarësisht kësaj mësohet se në fokus ka qenë çështja Çame, lejimi i qytetarëve me prejardhje nga Çamëria që të udhëtojinë lirshëm në drejtim të Greqisë, varrezat e ushtaravë grekë në Përmet, por edhe të drejtat e minoritetit grek në jug të vendit.

Ministria e Jashtme njofton përmes një deklarata për mediat se "në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane".