Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

U mendua si një ngjarje aksidentale, por rezutoi një krim makabër i dyfishtë. Selkie dhe djali i saj Olis Hoxhallari, banues në lagjen "1 Maji" në Vlorë nuk humbën jetën nga flakët e zjarrit.

Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se nënë e bir janë vrarë me mjete rrethanore orët e para të mëngjesit të së dielës. Për t`u siguruar se asnjë gjurmë e krimit nuk do të mbeste në shtëpi, autorët i kanë vendosur flakën krevatit të 43 vjeçarit, nga ku flakët janë përhapur në gjithë dhomën ku Slekia 73 vjeçare dhe Olsi qëndronin gjatë mbrëmjeve.

Versionin se ata ndërruar jetë si pasoje e zjarrit e besuan dhe vetë familjarët, të cilët dyshonin se rrjedhja e gazit në kontak tmë një cigare të lënë ndezur shkaktoi tragjedinë.

"Rreth orës 4 na lajmëruan ne, erdhi policia, kishin fikur zjarrin. Erdhëm dhe i gjetëm të mbaruar këta, të djegur. Ndërkohë gjetëm dhe bombolën jashtë, akoma nuk kishte mbaruar".

Por mjekët rrëzuan gjithë ngjarjen. Në trupat e pajetë bluzat e bardha konstatuan dëmtime fizike. 73-vjeçarja u gjet me shenja të dallueshme në fyt, ç`ka shton dyshimet se mund të jetë mbytur ndërsa djali i saj me disa goditje në kokë.

Pas publikimit te ekspertizës, policia ka shoqëruar në komisariat të familjarë të vikimave, kunatat, vajzat e saj por edhe të afërm të tjerë e fqinj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-shkrumbohen-ne-banese-nene-e-bir