Edison Ypi pas shumë vitesh rikthehet në televizon. Nga kjo e hënë ka nisur bashkëpunimi i Report Tv me analistin që do të jetë i pranishëm në emisionin e mëngjesit ?Shtypi i ditës dhe ju? së bashku me gazetarin Andi Kapxhiu.<br /><br />Prezantimi me teleshikuesit ishte ishte me një histori të veçantë të përjetuar mëngjesin e sotëm: "Kur po vija në mëngjes, duke kaluar anës së Lanës, te makinat e parkuara pashë një person që flinte në makinë, disa të tjerë ishin të mëbërthyer nga rrecka...më pas mendova po sikur të na telefonojnë këta sa interesante do ishte..." <br /><br />Më pas analisti që me opinionet dhe shkrimet e tij shkakton shumë debat preku edhe dy ngjarje aktuale: "diskutimet shqiptaro-greke dhe vrasjen e studentes një ditë më parë".