Naftëtarët e rafinerisë së naftës ARMO janë ndarë në dy grupe. Disa prej naftëtarëve kanë qëndruar në Fier ku edhe zhvilluan nga ambientet e Prefekturës një videokonferencë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrat Ahmetaj e Gjiknuri, grupi tjetër ka mbërritur në Tiranë për të kërkuar takim me ministrin e Energjetikës. Në këto momente ata po protestojnë përpara Kryeministrisë. <br />Përgjigjet e marra nga kryeministri dhe ministrat gjatë videokonferencës për shqetësimet e tyre lidhur me pagat e prapambetura prej 16 muajsh, statusin e naftëtarit dhe rinisjen e punës në rafineri, kanë qenë të pamjaftueshme për naftëtarët. Ata kanë paralajmëruar se do përshkallëzojnë protestat. <br /><br />"Jemi 1200 punëtorë që s'kemi marrë pagat, kemi 16 paga të prapambetura që nga viti 2015. Kemi rrogat e 2015, janë 10 rorga, dy rroga i kemi të 2017, dhe një rrogë e 2018. Kemi qenë në grevë këto, në bazë të kontratës që kemi bërë me firmën, ne jemi në punë", u shprehën naftëtarët e ARMO.