Kryeministri Rama ka mbledhur paraditen e sotme grupin parlamentar të PS, në Kryesinë e Kuvendit ku kanë diskutuar për hapat e mëtejshëm të qeverisë, ku është theksuar punësimi i Shqiptarëve.

Burime për Report Tv nga Grupi i PS, Rama: Punësimi është problemi kryesor i shqiptarëve. Ne nuk duhet ta anashkalojmë. Por duhet të jemi të kujdesshëm. Njerëzit që ne do të përzgjedhim duhet të jenë të punës. Përzgjedhjet tona duhet të jenë cilësore.
?Deputetët duhet të përfshihen në aksionet e qeverisë për titujt e pronësisë dhe aksionin e ujit?, u shpreh Rama gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar.

Rama i ka kërkuar deputetëve që të kenë një rol më aktiv për përmirësimin e shërbimeve publike nga zyrat shtetërore.

Gjithashtu burime për Report Tv brenda grupit të PS thonë se nuk ka patur asnjë diskutim në lidhje me protestën e opozitës më 27 janar.