Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Vlorës ka shpallur një person në kërkim si i dyshuar për lidhje me vrasjen tragjike të nënë e bir Selkie dhe Olsi Hoxhallarit. Blutë nuk japin më shumë informacion, pasi thonë se janë në hetime intensive për të zbardhur krimin e rëndë. Ndërkohë nënë e bir u përcollën sot për në banesën e fundit.

Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës për vrasjen e nënë e bir Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, ngjarje e zbuluar mëngjesin e së dielës.

Policia nuk e bën ende të ditur emrin e të dyshuarit, por thekson se 5 persona po merren në pyetje për krimin e rëndë.

Të dielën u shoqëruan edhe kunata e viktimës dhe disa persona të tjerë të cilët janë liruar që të gjithë pasi janë marrë në pyetje.

Grupi hetimor që ka marrë çështjen në dorë ishte në vendngjarje edhe këtë të hënë, ku siç mësohet kanë qenë gjurmët e gjakut në dhomën e krimit që kanë provuar se i pari është vrarë 43 vjeçari dhe më pas nëna e tij e moshuar.

Nënë e bir u përcollën këtë të hënë për në banesën e fundit, nga të afërmit që u shprehen të tronditur, por nuk dinin ndonjë konflikt të familjes që mund të çonte në një tragjedi të këtyre përmasave.

Si familje të qetë dhe pa probleme i njihnin edhe fqinjët në Vlorë, ku familja Hoxhallari ishte vendosur 15 vjet më parë.

Konflikte të vjetra deri brenda familjes është një prej pistave kryesore që po ndiqet për të zbardhur ngjarjen e rëndë, por megjithatë policia nuk përjashton as pista të tjera për të cilët ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/vrasja-e-dyfishte-ne-vlore-shpallet-ne-kerkim-nje-person-lirohet-kunata