Surprise Me!

A i retushoi Ismail Kadare veprat e tij?

2018-05-10 1 Dailymotion

?Identiteti shqiptar përballë tjetrit në veprën e Ismail Kadaresë?, ishte ligjërata që albanologia dhe ballkanologjia nga Kina, Ke Jing, ligjëroi në prag të datëlindjes së shkrimtarit në Akademinë e Shkencave. Përveç tri çështjeve, identiteti, Kadare dhe tjetri, Jing, diskutoi edhe për retushimin që shkrimtari i njohur, sipas saj ka bërë në disa vepra. Si shembull, solli romanin ?Kështjella?.

Ky përfundim solli diskutime mes akademikëve, njohësve të veprës së Ismail Kadaresë dhe Jing, larg podiumit të ligjërimit. Diskutimet i mbylli studiuesi dhe historiani i letërsisë, Shaban Sinani.

Ke Jing e diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, shefe e katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Pekin, përkthyese e 25 veprave nga letërsia jonë, pesë vite më parë Universitetin e Louiswille në Shtetet e Bashkuara mbrojti disertacioni ?Katër të tjerët në veprat e Ismail Kadaresë?, ku sipas saj, identiteti evropian i shqiptarëve që Ismail Kadare lëvron në veprën e tij nuk është i bazuar në fakte, por mbetet tek letërsia artistike.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon