Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur familjarët dhe të afërmit i jepnin lamtumirën e fundit Arjela Muratit, 23-vjeçari Aldison Belulaj, vijon të luftojë me vdekjen.

Shefit i reanimacionit Jorgo Margo tha se i riu ka dy shenja plumbi në kokë, teksa shtoi se gjendja është e rëndë pasi janë konstatuar dëmtime të trurit që përbëjnë rrezik për jetën.

Jorgo Margo: Dy plagë që i kanë shkaktuar jo pak dëme tek i sëmuri. Kemi thyerje të kockave të fytyrës, kemi dëmtime të dyshemesë së kraniumit, kemi dëmtime të rrënjës së hundës, kemi edhe dëmtime të trurit.

Sipas mjekut 23 vjeçari ka ardhur ne gjendje te rende dhe në asnjë moment nuk ka qenë i ndërgjegjshëm

Margo: Është në gjendje kome. Që në momentin e ardhjes ka qenë jo koshient. Ka pasur lëvizje konfuze por asnjëherë të ndërgjegjshme.

Ndërkohe I riu dhe familjarët e tij janë marrë ne ruajtje nga forcat e rëndit të cilat qëndrojnë përgjatë 24 orëve në ambientet e spitalit te traumës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/djali-qe-vrau-studenten-e-drejtesise-po-lufton-me-vdekjen