Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej dy vitesh në treg mungon lista e barnave të rimbursueshme përfitues të së cilës janë kategori të sëmundjeve kronike. Lista në treg është ajo e vitit 2016, me 1070 barna dhe mungesa e listës së re e bën të pamundur pasurimin e saj me medikamente shtesë. Të pyetur nga Ora Neës zyrtarë Fondi i sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor pohojnë se po punohet për listën e re, ndërkohë që grupet e interesit ngrenë me shqetësim pasojat e situatës së neglizhuar

Ka dy vite që lista e barnave të rimbursueshme nuk ndryshon. Nga njw ministër tek tjetri, nga politiku tek tekniku, lista nuk është pasurar me medikamente të reja.

Sipas përfituesve të kësaj liste, kryesisht të sëmurët kronikë, problem është fakti që ilacet e rimbursueshme i përkasin vitit 2016 dhe nuk ka pasur përditësim të listës.

Ora News i interesua pranë fondit të sigurimeve të detyrueshem të kujdesit shëndetësor për të kuptuar aryset e kësaj vonese dy vjeçare të listës së re. Burimet zyrtare, jashtë mikrofonit, thanë se në vitin e kaluar, nuk ka qenë vullneti politik për shkak të ndryshimeve të pësuar në ministrinë e shëndetësisë, largimit të ministrit Beqaj dhe drejtimi për disa muaj të ministrave teknik.

Po të njëjtat burime konfirmuarn se është ngritur grupi i punës dhe po punon për hartimin e listës së barnave të rimburueshme për këtë vit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dy-vite-pa-liste-te-re-ende-barnat-e-rimbursueshem-te-2016