Komisioni ad Hoc është mbledhur ditën e sotme për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë si dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.
Ky komision ka kompetencën që të heqë të gjitha kandidaturat që nuk plotësojnë kriteret.

Sipas anëtarit të këtij komisioni,Oert Bylykbashi, ky komision me 4 vota mund të heqi edhe kandidatët që përmbushin kriteret ashtu sikundër me 4 vota të këtij komisioni një kandidat që nuk është në listën e atyre që përmbushin kriteret ligjore mund të përfshihet te lista që do të shkojë për miratim në Kuvend.

Nga ana tjetër Vasilika Hysi është shprehur që komisioni nuk mund të heqë një kandidatë që është kaluar tek lista e vlerësuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Kuvendit.