Surprise Me!

Ora News - Athina përshëndet nisjen e punimeve për të rënët gjatë luftës italo-greke

2018-05-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sot fillon zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Greqi për ushtarët grekë të rënë në vitet 1940-1941.

Ministria e Jashtme greke ka përshëndetur reagimin e Shqipërisë ndaj kësaj kërkese që Athina e konsideron si ?një kërkesë historikisht të drejtë? dhe si një shenjë që ?dialogu me frymë konstruktive mund të shpjerë në zgjidhje të problemeve?.

Në një deklaratë të publikuar paraditen e të hënës, Ministria e Jashtme greke e cilëson nisjen e zhvarrimit si një ?hap të rëndësishëm që përfundimisht të prehen shpirtrat e ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke të viteve 1940-1941?.

Më tej, deklarata vazhdon: ?Në negociatat e Kretës nëntorin e kaluar, u diskutua edhe problemi i varrezave për të rënët grekë. U ra dakord për hapa që po fillojnë sot të zbatohen në bazë të një grafiku konkret, kështu që kjo çështje ?mbi të gjitha humanitare- të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme?.

?Përshëndesim reagimin e qeverisë shqiptare ndaj kësaj kërkese historikisht të drejtë, që dëshmon se dialogu dhe bashkëpunimi në frymë konstruktive, mund të shpjerë në zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e perspektivave pozitive për marrëdhëniet midis vendeve të rajonit dhe popujve të tyre?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/athina-pershendet-nisjen-e-punimeve-te-renet-gjate-luftes-italo-greke

Buy Now on CodeCanyon