Surprise Me!

A i ka kërkuar Vuçiç ndarje ose shkëmbim të territoreve të Kosovës? Rama përgjigjet..

2018-05-10 0 Dailymotion

Kryeministri Edi Rama ka ?zbuluar? disa detaje nga takimet e tij me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me Kosovën. I ftuar në emisionin ?5 Pyetje nga Babaramo?, në Report Tv, Rama u pyet nëse gjatë takimeve me Vuçiç, ky i fundit i kërkonte ndarjen ose shkëmbimin e territoreve me Kosovën.<br /><br />Rama dha një përgjigje mohuese, duke sqaruar se Presidenti i Serbisë dëshiron realisht një zgjidhje përfundimtare me Kosovën, por sipas tij, është ende në një pikë ku nuk ka zgjidhje përfundimtare.<br />Ju jeni takuar shpesh me Vuçiç, në bisedimet për Kosovë, ka kërkuar ndarjen e saj ose shkëmbimin e territoreve?<br />?Presidenti i Serbisë e dëshiron realisht një zgjidhje përfundimtare dhe po ashtu përshtypja ime është se ende nuk i qaset zgjidhjes përfundimtare me një vendimmarrje përfundimtare për ta këputur me shpatë. Dëshirën dhe vullnetin e ka, por ende është në një pikë ku nuk ka zgjidhje përfundimtare?, tha Rama.

Buy Now on CodeCanyon