Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
olicia e Tiranës ka vënë në pranga një 43 vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhim e shitje e narkotikeve" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake".

Gazmend Biraci u arrestua në fshatin Kllojkë, pas informacioneve që policia kishte siguruar mbi vendodhjen e tij.

"Më datë 23.01.2018, në fshatin ? Kllojkë?, në bazë të dhënave të siguruara në rrugë operative nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë nr 1, është bërë e mundur kapja e shtetasit të shumë kërkuar Gazmend Biraci , 43 vjeç, banues në fshatin ??Kllojkë?? , Tiranë".

Biraci ishte shpallur në kërkim që prej 12 tetorit të vitit 2016.

"Dyshohej se ishte bashkëpuntor për veprat penale ? Prodhim e shitje e narkotikeve" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake", ku gjate operacionit të bërë ne fshatin "Kllojkë? u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale, 79.6 kilogram lëndë narkotike e llojit ?Cannabis Sattiva?, dhe 6 armë zjarri".

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësore Tiranë me vendim e datës 14.12.2017 e ka dënuar me 9 (nëntë) vjet burgim për veprat penale ?? Prodhim e shitje e narkotikeve" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake" parashikuar nga nenet 283-25 dhe 278-25 të Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arrestohet-i-denuari-me-9-vjet-burg-droge-dhe-arme