Partia Demokratike ka dalë kundër anëtarëve të zgjedhur të KLP dhe KLGJ, të zgjedhur një ditë më parë nga komisioni Ad Hoc.

Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi në një dalje për media se 10 emrat e përzgjedhur për KLP dhe KLGJ jo vetëm janë njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama, por kanë dhe probleme të rënda me ligjin.
?Kandidatura në KLGJ/KLP me afilacion të pastër politik, në shumicën e tyre janë në kundërshtim me kriteret e Kushtetutës dhe ligjit, disa janë të skualifikuar nga ONM. Procesi është tërësisht i delegjitimuar. PD nuk kishte dyshim se 10 emrat jo vetëm do të ishin të afërt me kryeministrin Rama, por me probleme të rënda me ligjin dhe Kushtetutën, rrjedhimisht e papranueshme?, tha Bylykbashi.

Eksperti për Çështjet Ligjore në PD, Gazment Bardhi, publikoi emrat e disa kandidatëve për KLGJ dhe KLP, si dhe shkeljet e tyre, ku sipas PD, nuk mungojnë ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit apo 'hajdutët e platformave.