Proceduara e zhvarrosjes se eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës Italo-Greke, në vitet 1940-1941, ka hyrë në ditën e dytë të saj.

Por gazetaret janë mbajtur larg, ndryshe nga dita e parë. Pamjet e publikuara në media u bënë shkak për nisjen e një debati.

Disa studiues, historiane dhe arkeologeve thonë se aty nuk ka eshtra grekësh, por ushtaresh italianë.

Arkeologu Etnor Canaj, i cili jeton ne Itali, duke iu referuar një fotoje të shkrepur pikërisht ne vendin ku bëhen zhvarrimet sqaron se medalioni që shoqëronte ushtarin, thotë se ai i përket në të vërtetë një parashutisti italian.

I pyetur nga Televizioni Klan ai sqaron edhe domethënien e këtij medaljoni, duke thënë se ai i përket saktësisht një parashutisti të një Reparti Special i Batalionit San Marco.

Sipas tij, në atë kohë ka ekzistuar një repart special i njohur me siglën "P". "CAP.LE" është shkurtimi i titullit ushtarak "Caporale". Numri është numri i ushtarit dhe shkronja "P" është për Parashutist, një repart special italian i parashutisteve te Batalionit San Marco.

Historiani dhe ish drejtori i arkivave ne ministrinë e brendshme, Kastriot Dervishi, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se sot u kryen në Dragot të Tepelenës gërmime për zhvarrimin e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke të viteve 1940-1941, në pjesën e territorit shqiptar.

Për të vënë në dukje se ky nuk ishte gërmimi i parë, por i dyti, Dervishi publikon një dokument referuar nga procesverbali i 33 vjetëve më parë sipas të cilit më 5-14 shtator te 1985 u hapën 674 varre si dhe 220 gropa dhe ne to nuk u gjeten eshtra.

Greqia pretendon se në këtë zonë gjenden eshtrat e mbi 6 mijë ushtareve të saj që ranë gjatë konfliktit me Italinë, në luftën e dytë botërore. Gërmimet nisën në bazë të marrëveshjes se arritur mes dy ministrave të Jashtëm, në Kretë.