Surprise Me!

Ora News - Zhvarrimet, qytetari grek: Babai që luftoi më tha se ushtarët nuk kishin medaljone

2018-05-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lefter Zafiri është një qytetar grek që ka ardhur nga vendi i tij për të parë nga afër procesin e zhvarrimeve të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Duke u bazuar mbi atë çfarë i kishte thënë babai i tij që kishte marrë pjesë në luftën italo-greke, Zafiri thotë për mediat se vetëm drejtuesit e garnizoneve kishin medaljone dhe jo ushtarët e thjeshtë, çka vështirëson identifikimin e tyre. Kërkimet aktualisht po zhvillohen në Dragot të Tepelenës.

Zafiri: Unë e kam origjinën nga Pogoni në anën greke të kufirit. Babai im ishte ushtar i luftës italo-greke dhe shërbeu në Drimadhe në krah të fshatit Sopik. Babai im ishte mes ushtarëve me fat të luftës sepse shumica e skuadrës së tij gjenden ende nën këtë tokë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zhvarrimet-qytetari-grek-babai-qe-luftoi-me-tha-se-ushtaret-nuk-kishin-medaljone

Buy Now on CodeCanyon