Surprise Me!

Rrëfimi i të mbijetuarit të Aushvicit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një rrëfim rrëqethës, e një dëshmi që duhet lexuar nga të gjithë.

Kështu u konsideruan shkrimet e para të Primo Levit italianit-hebre që i mbijetoi torturave në kampin e Aushvicit. E janari, konsideruar si muaji i kujtesës, na rikthen çdo herë në dëshmitë e gjalla.

Në shqip Primo Levin dhe kampet e shfarosjes e njohim përmes botimit ?A është vallë njeri??, që u shkrua menjëherë pas kthimit nga Aushvici. Po, Giovanni Tesio e përkthyesja Aida Baro bëhen bashkë për të na prezantuar një tjetër vepër të Primo Levit.

?Kur e takova Levin për herë të parë, ai nuk I kishte rrëfyer ende të gjitha. U nisa në fillim thjesht për një intervistë, e me motive filologjike, por ai më rrëfeu më shumë se kaq, për të shkruarën. Aty njoha Levin njeri, jo kimistin dhe as shkrimtarin. Njeriun. Pastaj u njoha me ?Armëpushimin?, veprën tjetër për Aushvicin.?

?Armëpushimi? u shkrua nga Levi shumë vite më vonë dhe konsiderohet si rikthimi i tij në kampin e torturave. Është shkruar me një lloj largësie nga ngjarjet, me një ironi therëse deri në sarkazëm. Duke e konsideruar thjesht, një ?armëpushim? botën ku jetojmë, deri në luftën tjetër.

?Armëpushimi? nuk është i mbushur me trishtim. Ai duhet lexuar për të kuptuar ?armëpushimin tonë?. Atë që na bën të jetojmë së pari në paqe me veten.

Libri i dytë u prezantua mbrëmjen e së martës nga instituti Italian i kulturës dhe mblodhi në një takim jo vetëm njohësit e Levit, por edhe përkthyesit e tij.

Buy Now on CodeCanyon