Surprise Me!

Report Tv zbardh emrat e drejtorëve të rinj në Prokurorinë e Përgjithshme

2018-05-10 0 Dailymotion

Ashtu siç pritej, Prokuroria e Përgjithshme është përfshirë ditën e sotme nga një sërë ndryshimesh, menjëherë pas miratimit të strukturës së re të kryeprokurores Arta Marku. Report Tv ka zbardhur emrat e rinj të drejtorëve në katër Drejtoritë që do të ketë Prokurorina e Përgjithshme me strukturën e re.<br /><br />Kështu, Sokol Stojani është emëruar drejtor i Isnpektimit, pas shkrirjes nga Marku të Drejtorisë së Hetimit. Stojani ka qenë drejtor hetimi në kohën e Ina Ramës. Ndërkohë, drejtorët e tjerë do të jenë në po të njëjtat pozicione.<br /><br />Përkatësisht Adnad Xholi te Drejtoria Gjyqësore, Thoma Jano te Përgjimet dhe Arqile Koça te Marrëdhëniet me Jashtë. Gjithashtu, lëvizjet janë shtrirë dhe në radhët e ekspertëve, ku burime të Report Tv sqaruan se janë larguar nga detyra 4-5 ekspertë (kontabël, financiar dhe IT). Në kuadër të "ristrukturimit" të organit të Akuzës, është larguar nga detyra dhe Greta Dangu, ekspertja kontabël që ekspertoi pasurinë e ish-deputetit Mark Frroku.

Buy Now on CodeCanyon