Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pamundësia ekonomike për të përballuar tarifën vjetore të studimeve, nxorri në protestë studentë të universiteteve publike. Marshimin e nisën nga Korpusi Universitar për të ndaluar para Kryeministrisë ku i parashtruan katër kërkesa kreut të qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit

"Përgjysmimin e tarifave të studimit në të gjitha programet dhe nivelet e universiteteve publike. Heqjen e të gjitha detyrimeve financiare për mbrojtjen e gjuhës së huaj si kriter i nisjes dhe përfundimit të studimeve master. Heqjen e dyfishimit të tarifës për kreditë që nuk i përfundojnë në kohë studimet master"

Klejda, studente në vitin e tretë thotë se është e detyruar që çdo vit të marrë kredi konusmatore për të përballuar tarifën prej 30 mijë lekësh

"Çdo janar ia kemi dalë me kredi konsumatore, kushte dhe libra nuk kemi"

Fatjoni, me prindër invalid këtë vit duhet ta paguajë të plotë tarifën e studimeve, teksa thotë se gjendja e veshtire ekonomike mund ta detyrojë të ndërpresë studimet

"Tarifa që paguaj është 1.5 mln për dy vite"

Studentët paralajmëruan se nësë kerkesat e tyre nuk do të përmbushen ata do të përshkallëzojnë protestat. I menjëherëshëm ka qënë edhe reagimi i Ministrisë së Arsimit për të cilën tarifat nuk kanë pësuar rritje prej 4 vitesh, teksa theksoi se tarifat vendosen nga Universitetet dhe jo nga qeveria.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-protestojne-sot-para-kryeministrise-pergjysmimin-e-tarifave