Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi konfirmon për Report TV se, protesta nuk do të bëhet pengesë për reformën.<br /><br />Bashkëkryetarët, demokrati Bylykbashi dhe socialisti Çuçi, janë duke punuar për kalendarin, ndërsa sa i përket prioritetit të PS për votën e emigrantëve, demokratët do të kërkojnë të tjera instrumente.<br /><br />Bylykbashi thekson se posta dhe konsullata nuk janë zgjidhje por instrumente të qeverisë për kontrollin e votave.