Surprise Me!

Report Tv - Meta: Të gjitha shtetet e rajonit aspirojnë BE-në, ndaj duhen projektet të përbashkëta

2018-05-10 0 Dailymotion

I pranishëm në konferencën rajonale për ekonominë "E ardhmja e Ballkanit" te organizuar nga televizioni Scan ne Tirane, Presidenti Ilir Meta e vuri theksin te bashkëpunimi rajonal, më konkretisht te krijimi i një tregu të përbashkët energjetik. <br /><br />"Strategjia më e zgjuar dhe afatgjatë do të ishte krijimi i sinergjisë mes vendeve tona për të hartuar një ?platformë të unifikuar të investimeve strategjike?, ku i gjithë rajoni të shikohej si një i vetëm për biznesin e korporatave multinacionale apo për projektet madhore me impakt rajonal. Projekti TAP, padyshim është një histori suksesi për të gjithë vendet e përfshira në të. Nga ana tjetër, në kontekstin e bashkëpunimit rajonal mbetet e domosdoshme të përmirësojmë strategjitë tona kombëtare për t?i dhënë rëndësinë e duhur:<br /><br />Përfundimit në kohë të projekteve kryesore infrastrukturore rajonale duke përmirësuar interkonektivitetin për të rritur aksesin në tregje dhe ulur kostot e transportit. Krijimit të një tregu të përbashkët rajonal në sektorin energjitik duke ndihmuar në konsolidimin e këtij sektori, diversifikimin e burimeve të tij dhe duke garantuar dhe përforcuar sigurinë energjitike të rajonit. Hartimit sa më parë të ?një pakete të përbashkët? projektesh strategjike për të gjithë rajonin.

Buy Now on CodeCanyon