Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre ditë para protestës, Partia Republikane mblodhi Asamblenë Kombëtarë për të diskutuar dhe për tu organizuar mbi zhvillimet politike. Kryetari, Fatmir Mediu, kërkoi bashkimin e gjithë faktorëve të djathtë, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për largimin e Edi Ramës.

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Republikane, kryetari Fatmir Mediu, ftoi qytetarët ti bashkohen protestës së opozitës në 27 janar, duke theksuar se qeveria i ka braktisur ata.

Mosreagimi i opozitës dhe heshtja e ndërkombetarëve sipas Mediut do të shkatërronte prespektiven evropiane të vendit.

Mediu: Këto ditë të ftojmë çdo qytetar që nuk pranon varfërinë, krimin, pasigurinë, nuk pranon manipulimin e votës, shkatërrimin e Kushtetutës. Të gjithë ata qytetarë që besojnë tek puna e ndershme, forca e punës së tyre, që besojnë se janë zot të fatit të tyre të bashkohen protestës tonë paqësore të 27 janarit për shembur murin e krimit dhe korrupsionit të ndërtuar nga kjo qeveri.

Mediu ka kërkuar bashkimin e gjithë faktorëve të djathtë.

Mediu: Të gjejmë të gjitha rrugët që idetë tona ti bashkëshoqërojmë me marrëdhënie permanente me atë që është shtylla kurrizore e së djathtës, me të përndjekurit politikë, pronarët, rininë, intelektualët, biznesin. Këto grupe interesi duhet të gjejnë të gjithë hapësirën të përfshihen në vendimarrjen e konkurimin politik të së djathtës. Opozita është shumë më tepër se numrat e deputetëve në Kuvend apo numrat e anëtarëve të partive tona.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bashkim-i-faktoreve-te-djathte-mediu-me-27-janar-ti-japim-rames-mesazhin-e-largimit