Surprise Me!

Report TV - Paulin Zefi: Objekti tejet i amortizuar, sepse vonoi restaurimi

2018-05-10 0 Dailymotion

Shtëpia ku ka jetuar poeti i madh kombëtar dhe kleriku i lartë At Gjergj Fishta, tashmë është shkatërruar totalisht.<br /><br />Dritareve të thyera, pamjes jo të mirë të oborrit dhe gjendjes fizike të shkatërruar të kësaj shtëpie, që është Monument Kulture, duket se i ka ardhur fundi, sipas një publikimi në rrjetin social Facebook nga drejtori i Trashëgimisë Kulturore-Historike në Lezhë, Paulin Zefi.<br /><br />Pasi ka nisur matjet për hartimin e projektit restaurues të këtij objekti, drejtori i trashëgimisë kulturore në Lezhë Zefi ka shkruar në rrjetin social Facebook, këto fjalë: Në Fishtë pranë shtëpisë Monument Kulture -ku ka jetuar i madhi At.GJERGJ FISHTA- duke bërë matjet për hartimin e projektit restaurues të këtij objekti tejet të amortizuar, së bashku me specialistët e Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit (Bashkia-Lezhë). Lidhur me gjendjen fizike të Monumentit, pamjet flasin vetë?

Buy Now on CodeCanyon