Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër muaj më parë në Torovicë të Lezhës humbën jetën tre persona, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë. Shkak u bë një shkëmb masiv, i cili rrëshqiti pas reshjeve të shumta të shiut, duke rënë mbi makinën me të cilën udhëtonin.

Shkëmbinj të tjerë rrezikojnë të bien, por asnjë masë nuk është marrë pavarësisht rekomandimeve për ndërhyrje emergjente për të shmangur rrezikun e tragjedive të ngjashme.

Banoret e Torovicës thonë se jetojnë me frike, pasi shkëmbinjtë janë një kërcënim serioz për zonën e banuar.

Banor: Ka shumë gurë që janë në rrezik me ra. Nuk kanë marrë masa përveç tabelave që kanë vënë.

Në mungesë të kapaciteteve për një ndërhyrje të tillë, Bashkia e Lezhës ka vënë në dispozicion mjete dhe fuqi punëtorë dhe pret ndihmën e ushtrisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/4-muaj-pas-tragjedise-ne-torovice-guret-rrezikojne-ende-jete