Pjesa më e madhe e objekteve të trashëgimisë kulturore janë regjistruar në platformën e re online. Tashmë 190 mijë vepra arti do të kenë pasaportën e tyre, duke i regjistruar madje edhe në sistemin tims, për të monitoruar çdo lëvizje, gjë e cila do të ndikojë edhe në luftën kundër trafikimit të tyre.

?Kemi dalë nga fazat e emergjencës, po punojmë për krijim dhe përditësim është bazë që administrojmë fondet që kemi por edhe të humburat?.

Në bazë të ligjit për trashëgiminë, të gjithë institucionet publike, por edhe koleksionistët privatë, duhet të deklarojnë objektet që posedojnë, në të kundërt objektet e tyre do të konsiderohen të jashtëligjshme dhe do të sekuestrohen.

?Të gjithë ata që i kanë duhet të kenë pasaportë. Do të fillohet me masa por do ju drejtohemi dhe organeve të tjera. Duam të rrisim ndërgjegjësimin?.

Afati i fundit për t'i deklaruar këto fonde të trashëgimisë është muaji dhjetor i këtij viti, gjë e cila do të çojë edhe në përmbylljen e plotë të dokumentimit të të gjithë pasurisë së trashëgimisë kulturore.