Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ferit Keta është një nga boksierët më të mirë shqiptarë. Së fundmi Keta është shpallur kampion i Gjermanisë në boks, ku edhe ka zhvilluar pjesën më të madhe të ndeshjeve.

I ftuar në emisionin Ditë e Re ai është shprehur se pavarësisht se kur del në ring ngre flamurin shqiptar, titujt shkojnë për Gjermaninë.

Keta thotë se është pikërisht Gjermania që ua ofron mundësinë për të zhvilluar ndeshjet dhe jo shteti shqiptar.

Ferit Keta: "Ndeshjet që unë bëj, i kam zhvilluar më shumë në Gjermani por 2 prej tyre i kam zhvilluar në Shqipëri.

Titujt që kam fituar normal i njihen shtetit gjerman, pravarësisht se unë kur dal në ring prezantohem si shqiptar, ngre lart flamurin shqiptarin.

Por mundësia na është ofruar atje dhe e kemi të detyrueshme. Dëshira më e madhe e imja është të përfaqësoj vendin tim."

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/ferit-keta-ngrej-flamurin-shqiptar-por-titujt-i-njihen-gjermanise