Surprise Me!

Ora News - Manastirliu: Për 3 muaj, spitali i Gjirokastrës me aparatura të reja

2018-05-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda 3 muajve spitali rajonal i Gjirokastrës do të pajiset me aparatura të reja, duke plotësuar kështu nevojat e pacientëve të këtij qarku, jo vetëm me mjekë por edhe me pajisjet e nevojshme. Ministrja Manastirliu vizitoi të enjten këtë spital, duke garantuar se falë sistemit të patronazhimit, shërbimi shëndetësor do të jetë afër vendbanimit të pacientëve, që deri dje i drejtoheshin Tiranës për këto shërbime.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një vizitë në spitalin rajonal të Gjirokastrës, nga ku garantoi se brenda 3-muajve spitali do të pajiset edhe me aparatura të reja si mamografia e re, eko abdominale, inkubatorë etj.

Ministrja pa nga afër se si po funksionon sistemi i patronazhimit, ku një ekip mjekësh nga spitalet universitare të Tiranës, po japin shërbime shëndetësore të specializuara, duke plotësuar kështu nevojat e pacientëve të këtij qarku.

Për herë të parë disa mjekë të maternitetit ?Mbretëresha Geraldinë? kryen një ndërhyrje të komplikuar, e pa realizuar më parë në spitalin e Gjirokastrës.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/manastirliu-3-muaj-spitali-i-gjirokastres-me-aparatura-te-reja

Buy Now on CodeCanyon