Surprise Me!

Ora News - Paralajmërimi për kallzim penal, fluks vetëkorrigjimesh tek Ujësjellësi i Beratit

2018-05-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Paralajmërimi se pas 1 shkurtit kush kapet me lidhje të paligjshme uji do të përballet me kallzim penal, po bën që abonentët të shfrytëzojnë mundësinë e vetëkorrigjimit. Vetëm muajin e fundit, Ujësjellësi i Beratit ka mbledhur 14 milion lek detyrime të prapambetura dhe lidhur 55 kontrata të reja.

1 shkurti është përcaktuar si dita kur do të nisë aksioni kombëtar për ujin e pijshëm që parashikon ndëshkim me ndjekje penale për këdo që kapet me lidhje të paligjshme.

Ndaj ditët e fundit të vetëkorrigjimit po shfrytëzohen nga shumë abonentë të formalizojnë marrëdhënien me Ujësjellësin e Beratit e Kuçovës.

Refat Harizi: Ka pasur një fluks të gjithë atyre që kanë detyrime të prapambetura.

Paralajmërimi duket se ka dhënë efekt edhe pagimin e detyrimeve të prapambetura, pasi vetëm në muajin e fundit Ujësjellësi i Beratit e Kuçovës ka mbledhur 14 milion lekë të reja.

Refat Harizi: Rezuktati i kësaj pune ka qenë pozitiv, për muajin dhjetor arkëtuam rreth 14 milion lekë të reja më shumë se në muajin nëntor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paralajmerimi-kallzim-penal-fluks-vetekorrigjimesh-tek-ujesjellesi-i-beratit

Buy Now on CodeCanyon