Arkimend Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi etiketohet shpesh si ?bad boy?. Por sot në studion ?Rudina? reperi ka rrëfyer një tjetër dimension. I shoqëruar nga nëna e tij Shpresa Lushaj 31-vjeçari foli për familjen dhe planet për martesë.<br />Stresi tha se prej më shumë se 3 vitesh është në një marrëdhënie me një vajzë të quajtur Kejsi me të cilën tha se po planifikon të martohet.<br />Gjatë emisionit reperi u surprizua nga e dashura e tij përmes një videomesazhi.<br />?Planifikojmë të martohemi, por jo këtë vit, ndoshta vitin tjetër. Ne kemi shumë kohë bashkë, jemi takuar gjithnjë në Europë për të mos qenë në qendër të vëmendjes. Mamaja e Kejsit ma la që ta ruaja dhe unë e ruajta për vete. Kejsi ka mbaruar shkollën në Kanada dhe aktualisht bashkëjetojmë në Tiranë?, tha Stresi.<br />Ndërkohë nëna e reperit e emocionuar nga videomesazhi i Kejsit tha: Kejsi është vajzë me shumë vlera dhe meriton shumë gjëra edhe dashurinë e Stresit. Takimi i parë me Kejsin ka qenë vjet për vitin e ri dhe më ngjiti menjëherë. Kejsi më tha: E di që Stresi është shumë i lidhur me ty dhe kur ne të ikim në Kanada ti do kesh dhomën tëndë që mund të vish kur të duash.