Edhe pak ditë na ndajnë nga ngjitja në skenë e operës ?Carmen?.
Emocionet kanë përfshirë, jo vetëm stafin e Teatrit të Operës dhe Baletit që përfaqësohet në këtë premierë me ekselencën shqiptare në botë; me baritonin Gëzim Myshketa, balerinën Ambeta Toromani dhe emrat e mëdhenj të muzikës operistike shqiptare, si Vikena Kamenicën e Eva Golemi, por edhe me yjet e artit botëror.

I janë bashkuar stafit të operës, dirigjenti Ricardo Casero, koreografi Gheorghe Iancu, balerini Alesandro Macariom dhe tenori Giancarlo Monslave.

Drejtoresha e Teatrit të Operës Zana Çela bashkë me premierën prezantoi programin, duke përmendur më parë arritjet e vitit të shkuar.

Teatri i Operës dhe baletit ka realizuar 105 shfaqje, tha Çela.

Sezoni i ri do të ketë jo pak kosto. ?Carmen? do të vishet me kostume të reja.