TIRANE-Pas 11 orësh diskutime dhe debate Kuvendi nuk ka miratuar listën me emrat e propozuar për anëtarë të KLGJ dhe KLP, pasi opozita votoi kundër. Për të kaluar të gjithë emrat duhej shumicë 2/3, por opozita ashtu sikur paralajmëroi i kundërshtoi duke i rrëzuar të dyja listat në bllok. Lista për anëtarë jo magjistratë të KLGJ mori 69 vota pro, 26 kundër dhe 1 abstenim, u rrëzua në bllok me votim të fshehtë. Edhe lista me anëtarët jo magjistratë të KLP mori 72 pro, 26 kundër dhe 0 abstenim duke pasur fatin e listës së parë. Pas rrëzimit të votimit të parë, procedura do të përsëritet duke nisur nga komisioni ?ad hoc?.<br /><br />Brenda 48 orëve duhet të mblidhet komisioni për ta bërë sërish listën, mbledhja pritet që të bëhet nesër, pasi të shtunën opozita është e angazhuar në protestë. Nëse nuk miratohet me konsensus, kjo listë do i dërgohet sërish Kuvendit për 93 vota. Por nëse sërish do të dështohet, atëherë komisioni ?ad hoc? do e bëjë për herë të tretë listën, e cila do të quhet e miratuar pavarësisht votave.
