Banorë të fshatit Verri të Fierit kundërshtojnë ndërtimin e një inceneratori në këtë zonë për trajtimin e mbetjeve urbaneve.<br /><br />Gjatë proptestave të ditëve të fundit, banorët janë përplasur edhe me policinë, çka ka bërë që katër prej tyre të ndalohen. <br /><br />Aleksandër Bita, 52 vjeç, Eridjon Janji, 32 vjeç, Bledjon Bita, 43 vjeç dhe Zylyftar Delibashi, 67 vjeç, siç duket edhe nga kjo foto e siguruar nga Shqiptarja.com, kanë dalë sot përpara gjykatës së Fierit për t'u njohur me masën e sigurisë.
