Kreu i FSHF, i cili është sërish në garë për këtë post, Armand Duka, ka lançuar projektin e ri ?Grow? në një shkollë në Elbasan. Në një prononcim për media, Duka foli dhe për zgjedhjet në FSHF, që pritet të mbahen më 7 shkurt, duke thënë se e rëndësishme është që projektet në futboll të vazhdojnë, pavarësisht cili fiton.

Duka është në garë përballë Bashkim Finos, ndërsa i pyetur nga një gazetar nëse pret gol edhe më datë 7, pra që të rizgjidhet, ai theksoi se golat janë të rëndësishëm për lojën, por më e rëndësishme është që projektet të vazhdojnë dhe të realizohen.
?Sot synova shumë gola, me gjithë këta fëmijë që ishin këtu. Uroj që futbolli gjithmonë të jetë kështu, ashtu siç është misioni i tij?, tha Duka.

Prisni gol më datë 7?
Golat janë të rëndësishëm për lojën, e rëndësishme është që projekti të vazhdojë dhe të realizohet, Shqipëria të ketë perspektivë në futboll.