Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zyrat e disa prej institucioneve më të rëndësishme në Bashkinë e Pogradecit janë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. Autorët kanë thyer dyert dhe kanë dëmtuar dëmtuar çfarë kanë gjetur brenda tyre.

Në total janë dëmtuar, rreth 12 zyra, mes të cilave edhe ato të Punës dhe Sigurimeve shoqërore ku mbahen dokumente të rëndësishme për qytetarët.

Pas verifikimeve të para, policia e Pogradecit tha se autorët, numri i të cilëve ende nuk dihet nuk kanë vjedhur asgjë, pasi dyshohet se mund të këtë kërkuar para.

Por hetimi nuk përjashton as pistën e një akti vandalizmi me objekt direkt zyrat e shtetit, që siç mësohet prej më shumë se një viti janë pa roje private ndërsa nuk kanë as kamera sigurie, siç detyron ligji.

I vetmi institucion ku ka kamera sigurie është zyra e Aluiznit, e cila ndodhet në të njëjtin korridor dhe nuk është dëmtuar.

Ndaj policia ka sekuestruar pamjet në kuadër të hetimit

Thuajse të gjitha institucionet më të rëndësishme në Pogradec ndodhen në një godinë me zyrat e Bashkisë, të cilat kanë hyrje me vete dhe po ashtu siguri më vete.

Policia e Pogradecit thotë se po vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dhunimit të institucioneve.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dhunohen-zyrat-e-bashkise-se-pogradecit