Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit ka miratuar kërkesën e Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën nesër (27 Janar 2018), e cila do fillojë në orën 12:00 dhe do përfundojë në orën 16:00.

Protesta e opozitës do zhvillohet në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ndërkohë që Policia e Shtetit ka marrë masat për të evidentuar cdo incident.

Për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit, Policia e Shtetit ka marrë këto masa:

Nga ora 10:00 deri në përfundim të protestës nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët:

- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga kryqëzimi i rrugës " Myslym Shyri" deri tek sheshi "Nënë Tereza";

- Bulevardi "Bajram Curri", nga kryqëzimi i rrugës "Sami Frashëri" deri tek rruga e "Elbasanit";

- Duke filluar nga ora 00:00 e datës 27.01.2018, nuk do lejohet parkimi i mjeteve në të gjithë gjatësinë e rrugës "Papa Gjon Pali 2".

- Nga ora 00:00 deri në përfundim të protestës brenda "Unazës së Madhe" nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat do të devijohen në rrugë alternative.

Gjithashtu do të ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.

-Kufizimet dhe devijimet do prekin edhe linjat e transportit urban qytetas ku autobuzët e "Tiranës së Re" do kthehen tek sheshi "Ëillson"; linja e "Kamzës" do të kthehet tek ish-kafe "Flora", ndërsa linjat e tjera në varësi të situatës.

-Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/masat-e-policise-protesten-e-neserme