Banorë të fshatit Verri të Fierit kundërshtojnë ndërtimin e një inceneratori në këtë zonë për trajtimin e mbetjeve urbaneve.

Gjatë protestave të ditëve të fundit, banorët janë përplasur edhe me policinë, çka ka bërë që katër prej tyre të ndalohen dhe të dalin përpara gjykatës këtë të premte.
Aleksandër Bita, 52 vjeç, Eridjon Janji, 32 vjeç, Bledjon Bita, 43 vjeç dhe Zylyftar Delibashi, 67 vjeç, siç duket edhe nga pamjet e siguruar nga Shqiptarja.com, kanë dalë sot përpara gjykatës së Fierit për t'u njohur me masën e sigurisë.

Pasi dëgjoi pretendimet e prokurorisë dhe ato të të ndaluarve, gjykata vendosi detyrim paraqitje për katër të ndaluarit. Ata u shprehwn se policia i kishte thirrur për sqarime, ndërsa pasi janë marrë në pyetje u është komunikuar arrestimi.