TIRANE - "Unë do të jem me familjen time, jo luftë, as spektakël, një protestë madhështore". Kështu u shpreh kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit që pati me aleatët në selinë blu, ku mori pjesë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. <br /><br />Kreu i PD tha se nuk do ketë dhunë në protestën e nesërme nga opozita. Sipas Bashës, të dhënat flasin për një pjesëmarrje rekord nga protestuesit që pritet të vijnë nga rrethet për t'u tubuar përpara Kryeministrisë. <br /><br />"Kemi rakorduar me aleatët parlamentarë të gjithë detajet për ditën e nesërme sa i takon organizimit politik. Jemi në përditësim të lajmeve, të gjitha flasin për një pjesëmarrje gjigande, rekord në protestën e nesërme.
