Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, tha se protesta e opozitës kur nuk jep rezultatin që dëshirohet shton agresivitetin, duke nënvizuar se kjo do të pengojë hapat integrues.

Malaj: Unë besoj se është një moment kritik për vendin sidomos me faktin që opozita e di shumë mirë që vendi ndodhet përballë mundësive për hapjen e negociatave.

Kur protestat nuk japin rezultatet që dëshirohen, rruga tjetër është rritja e agresivitetit.

Ky do të jetë një sfidë e madhe për gjithë lidershipin shqiptar. I humbën disa herë rresht për zhvillimet tona të brendshme. Është e pa pranueshme që Shqipëria të vetpengohet në procesin e integrimit. Ka arsye për të pasur protestë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/malaj-agresiviteti-politik-mund-te-pengoje-anetaresimin-ne-be